- miniszterelnok.hu - https://2015-2022.miniszterelnok.hu/fjala-e-viktor-orban-ne-konferencen-e-kryetareve-te-parlamenteve-te-vendeve-europiane-juglindore-dhe-vendeve-te-v4/ -

Fjala e Viktor Orbán ne Konferencen e Kryetareve te Parlamenteve te Vendeve Europiane Juglindore dhe Vendeve te V4.

Shume i nderuar z. Kryetar! Z. Komisioner! Zonja dhe Zoterinj! Te dashur miq!

Deshiroj t’ju falenderoj z. Kryetar, qe me ftuat ne kete takim. Eshte e rendesishme qe te gjithe ju jeni ketu ne Budapest. Budapesti eshte qyteti juaj gjithashtu. Nese beni nje shetitje, dhe shpresoj qe do ta keni mundesine per ta bere, do te shikoni shume trashegimi kulturore qe ju keni krijuar ketu ne Budapest. Nje nga sheshet me te rendesishme te Budapestit quhet Sheshi Boshnjak. Nese do te donit te vizitonit nje kafene, ju do te gjeni kafenene serbe, do te gjeni kishat serbe, do te gjeni shqiptare qe jetojne dhe punojne ketu me ne, vecanerisht ne industrine hungareze te hotelerise. Keshtu, ne deshirojme qe ju te ndiheni jo vetem si vizitore apo mysafire, por ta shikoni Budapestin si nje qytet me te cilin keni qene gjithnje te lidhur, qe keni ndertuar dhe qe eshte akoma qyteti juaj, per keto arsye. Budapesti ka dhe nje tipar tjeter te kendshem qe ka marre forme gjate viteve te fundit: njerezit thone drejtperserdrejti ate cfare mendojne. Kjo eshte shume e rrezikshme, shume e rrezikshme ne pergjithesi, por vecanerisht e rrezikshme ne politike. Hungarezet e kane si tendence per ta bere kete, por ne nuk po flasim vetem per kete, jo vetem per zotesine antropologjike te hungarezeve, por edhe per faktin qe e gjithe Europa, i gjithe qyteterimi perendimor, eshte ne nje situate qe duhet te perballemi me pyetje te medha qe ishin te panjohura per ne mepare, dhe nese nuk i themi hapur dhe qarte, ne do te pergjumemi ne iluzione dhe ne kohe vendimesh te veshtira nuk ka armik me te keq sesa iluzioni, vecanerisht nese e krijojme vete. Ndaj, me lejoni te jem i hapur dhe i drejtperdrejte ne fjalimin tim te shkurter.

Ne gjuhen hungareze, eshte nje shprehje e njohur per cdo nxenes te shkolles se mesme, qe Ballkani eshte nje porte hyrese e Europes. Porta eshte pjese e shtepise. Kjo do te thote qe Ballkani eshte nje pjese integrale e Europes, na perket kulturalisht, dhe si te gjitha portat hyrese, Ballkani eshte nje vend shume i rendesishem. Ketu ne Hungari, te gjithe mesojne ne shkolle te mesme qe nese cdo fuqi, nje fuqi me e madhe se e jona nga Lindja, Juglindja apo Jugu, per cilendo arsye, do te zgjerohet ne pjesen e brendshme te Europes, drejt Perendimit, rruga e tyre gjithmone do te kaloje permes Ballkanit. Kjo nuk eshte ceshtje zgjedhjeje, eshte nje nevoje gjeopolitike. Prandaj, per ata qe jetojne ne pjesen e brendshme te Europes, dhe ata qe ne zakonisht u referohemi si Bashkimi Europian, vecanerisht vendet themeluese te Bashkimit Europian, ka dy menyra mendimi per Ballkanin. Menyra qe keto vende mendojne per Ballkanin, do te percaktoje perspektiven europiane.

Nje mundesi eshte qe ta mendojme Ballkanin si nje zone zbutese per europianet perendimore, per te mbrojtur jetet e tyre paqesore, te begata dhe komode. Nese ka nje konflikt qe e ka origjinen nga jugu apo lindja, nuk duhet te arrije Vjenen, nuk duhet te arrije Berlinin, nuk duhet te arrije Francen, eshte me mire qe keto konflikte te zgjidhen diku ne Ballkan. Keshtu kane shkuar gjerat per qindra vjet, dhe ne hungarezet kemi shume per te treguar per kete sepse per qindra vjet edhe ne jemi trajtuar si zone zbutese. Kur nevojitej ndihme, asnje nuk erdhi; per te gjithe ishte me mire nese konfliktet e medha, konfliktet politike te armatosur te feve, qyteterimeve dhe fuqive, te luftoheshin ne Ballkan dhe ne territorin e Hungarise, ne vend qe te rreshqisnin me tej, ne Europen Perendimore. Eshte nje perfitim i shtuar i kesaj politike qe kur vendet qe jane bere zona zbutese kane nevoje te clirohen, nuk mund te behet pa ndihmesen e forcave te jashtme dhe prandaj territoret e tyre mund te ndahen si plaçke lufte midis tyre dhe midis familjeve te elites se kohes. Prandaj ne e njohim shume mire kete lloj fati. Deri tani ja kemi dale ta leme ate situate pas, jemi bere pjese e Bashkimit Europian, dhe eshte e veshtire te na kthejne ne nje zone zbutese tani, por kete mund akoma ta bejne me ju.

Ndaj pyetja eshte, jo prej para nje viti apo dy vjetesh, por para pak dekadash perspective nese Bashkimi Europian do ta trajtoje Ballkanin si nje amortizator, apo do ta ndryshoje mentalitetin e tij i cili ka qene shume i demshem dhe i dhimbshem per njerezit qe jetojne atje, apo do te ndryshoje strategji. Eshte nje strategji tjeter qe quhet integrim. Ballkani nuk duhet bere zone zbutese, por duhet integruar ne Bashkimin Europian. Nese i shikojme gjerat nga ky kend, duhet te themi qe Europa Perendimore nuk i ka dhene asgje Ballkanit kohet e fundit, por ka marre shume prej tij, kryesisht ne aspektin e thithjes se profesionisteve te miretrajnuar dhe kompetent dhe punes. Ajo cka kemi tani nuk eshte nje politike integrimi, eshte dicka tjeter qe ato perpiqen ta zevendesojne me politiken e integrimit. E verteta eshte qe komisioneri pergjegjes per zgjerimin duke u sforcuar mund te jete e kote sepse per integrimin real, per integrimin real te Ballkanit, nevojiten vendime politike strategjike, vendime qe nuk mund te merren nga komisioneret apo nga Komisioni, por nga Keshilli ku kryeministrat dhe kreret e shtetit te vendeve europiane ulen. Derisa ata te vendosin qe Ballkani duhet te integrohet, ne do te perfshihemi ne nje process te gjate e te vazhdueshem dhe qe shpenzon kohe e qe quhet negociate, por ne realitet eshte ngaterruar ne detaje, duke u marre me probleme rregullatore sesa ceshtje strategjike.

Zonja dhe Zoterinj!

Beteja e Rigómező ndodhi ne vitin 1389. Ishte nje deshtim nga aspekti europian, ne e humbem ate. Kujtoni cfare ndodhi atje: ne betejen e Rigómező-s, serbet mbajten barren me te madhe te luftes, dhe luftetaret ballkanas qe u bashkuan ishin vetem hungarezet dhe polaket nga perendimi. Megjithese rreziku i betejes ishte Europa e krishtere, nuk kishte luftetare perendimore pervec hungarezeve dhe polakeve. Situata mbetet e njejte sot, megjithese nen rrethana paqesore. Nese pyetja behet se te cili mund te mbeshtetesh per integrimin europian te Ballkanit, do me duhet te them tek ata qe mund te mbeshteteshe ne betejen e Rigómező-s.

Zonja dhe Zoterinj!

Sigurisht si ne cdo oborr mbreteror, selia e BE ne Bruksel eshte vend i nje ligjerimi te sjellshem. Asnje nga Brukseli nuk do e thote kete kaq troç sa e them une ketu ne Budapest. Atje ata do te flasin per problemin e rendit, do te flasin per progresin, rreth kapitujve, dhe do te flasin rreth adaptimit, do te shqetesohen per ju qe kapaciteti juaj perthithes eshte fatkeqesisht i kufizuar, dhe do ju thone gjera kaq elegante, sepse nuk eshte e sjellshme te flasesh vrazhde ne nje oborr francez. Por e verteta eshte qe e gjithe e folura nuk i sherben asgjeje, pervecse te mbuloje faktin, te cilin e themi me mire hapur ketu ne Budapest, qe nuk ka vullnet midis tyre per zgjerim te metejshem. Ne e konsiderojme kete si nje gabim strategjik serioz. Une nuk flas vetem per veten time kur them qe une e mbeshtes zgjerimin, e gjithe Europa qendrore, polaket, ceket, sllovaket, jane te gjithe konsistues dhe kembengules ne favor te zgjerimit te BE dhe integrimit europian te Ballkanit.

Ne e dime shume mire qe ne, te cilet jemi tashme pjese e BE, dmth vete BE, ka nevoje per Ballkanin qe te jete anetar i BE, me shume sesa vete vendet e Ballkanit. E di qe shume vende kane idene ne mendjet e tyre qe anetaresia e BE do te thote mundesi unike financiare. Do te doja t’ju qartesoja: anetaresia ne BE nuk do te thote asnje lloj donacioni financiar. Nese dikush jua thote kete, mos e besoni. Do te doja te terhiqja vemendjen e gjithsecilit, mund edhe te them qe per politikanet e Europes qendrore eshte nje lexim i detyrueshem, raporti i Parlamentit polak i cili u pergatit pak dite mepare. Polonia eshte nje vend i madh, me i madh se cdo vend i Ballkanit, 38 – 40 milion njerez, i fuqishem ekonomikisht , me te fuqishem se ne, me te fuqishem se cilido ne kete dhome. Ne raportin Polak Sejm i cili pasqyronte bilancet e transfertave financiare, duke perfshire edhe asistencen e BE, perfitimet, investimet dhe cili ka qene bilanci i anetaresise polake qe ne vitin 2004, nga koha e pranimit deri tani, do te gjeni nje numer negativ. Do te gjeni nje shifer tronditese negative. Ndaj, nese dikush ne Ballkan mendon qe pranimi vjen me fonde zhvillimi gratis, gabohen. Pavaresisht, jam i bindur qe eshte ne interesin e vendeve te Ballkanit t’i bashkohen BE dhe eshte ne interes te kombeve te tyre, ashtu sic eshte edhe ne interesin e Hungarise te jete nje vend anetar i BE. Por jo per shkak te parave. Kjo eshte perhapur nga perendimoret te cilet kane qasje koloniste dhe qe mendojne qe parate bejne gjithcka, qe mendojne qe bota eshte e perbere nga dy lloje njerezish: njeri lloj qe jep, te cilet jane ata, dhe lloji tjeter merr, qe jemi ne, dhe ne duhet te jemi mirenjohes per kete gje. Por ky eshte nje keqkuptim i balances se vertete te fuqise, sepse situata eshte qe argumenti me i rendesishem per Hungarise eshte te qenit anetar i BE – dhe ju kerkoj juve ta konsideroni kete – qe ne kemi akses ne tregje. Nuk ka para gratis, ka treg ku ju mund te shisni produktet qe prodhoni ne shtepi. Dhe le te perballemi me te, nese Hungaria – e cila eshte nje vend i madh dhe serioz per standartet ballkanase, nje vend me 10 milion njerez – nuk kishte akses ne tregjet e BE, nese ne nuk do mund te shisnim prodhimet tona, standarti i jeteses se hungarezeve do te ishte ne menyre radikale me i ulet sesa tani. Jo sepse ne marrim para nga BE, por per faktin se kemi mundesine te jemi me te mire se ata. Keshtu ne mund te prodhojme produkte te nje cilesie me te mire, me te lira dhe me konkuruese dhe ata jane te gatshem te kene keto produkte ne tregjet e tyre. Mendojeni kete: nese BE nuk do te ekzistonte, tregu europian do te drejtohej nga marreveshjet midis vendeve, ashtu sic ishte ne kohen para BE. Vendet me permasat e vendeve tona, kurre nuk do te negocionin marreveshje bilaterale qe do u jepnin prodhime tona akses ne tregjet qe kemi tani, dhe ne kemi ekonomine europiane ne nje union.

Prandaj, pavaresisht nga zemerimi, nga te gjitha kritikat tona legjitime, te gjitha ankesat tona te qarta, gjithe me gjithe mungesen e miresjelljes, edhe me te gjitha veprimet e paligjshme kunder nesh, ne kemi interes ne Bashkimin Europian te mbetemi dhe te jemi te forte. Per te na dhene nje mundesi, nese ne punojme, nese ne jemi te zgjuar, nese ne jemi konkurrues per te shitur produktet tona, njohurite tona, sherbimet tona, qe ne kete menyre te rrisim standartet e jeteses se njerezve tane, te qytetareve tane. Ky eshte qellimi i Bashkimit Europian.

Dhe kjo eshte arsyeja pse vendet e medha te Bashkimit Europian nuk jane entuziaste per zgjerimin, sepse kjo do te thote se edhe ata duhet te konkurrojne. Por megjithate, nese vjen nje epoke ne Europe, zgjedhjet e te gjitha llojeve do te zhvillohen ne pak muaj te ardhshem, le te mos e perjashtojme qe do te kete nje kohe te tille, ne kete kohe mbizoteron horizonti afatshkurter kohor, qe fokusohet ne mbijetesen politike per diten e neserme dhe fitimin e zgjedhjeve te ardhshme, por nese vjen nje kohe ku ka nje horizont historik serish, kur ka te pakten nje mendim afatshkurter, kur ka nje planifikim per te pakten nje dekade, atehere do te kete udheheqes ne Europe te cilet do te shohin qe integrimi i Ballkanit eshte i pashmangshem per pjesen e brendshme te begate dhe komode te Europes. Ceshtja e sigurise eshte e qarte. Brendesia e Europes nuk do te jete e sigurte nese Ballkani nuk eshte i integruar. Por ka me shume se kaq: Europianet Perendimore nuk mund te mbajne standartet e tyre te jeteses pa integrimin e Ballkanit.

Le te shikojme situaten ne Europen Qendrore per deshmi. Situata sot eshte se nese ne Europianet Qendore nuk do te ishim anetare te Bashkimit Europian, standarti i jeteses ne Europe, ne Europen Perendimore, do te ishte shume me i ulet se tani. Tregtia e kombinuar e kater vendeve te Vishegradit me Gjermanine eshte dy here me shume se tregtia Gjermani – France. Tregtia e kater vendeve te Vishegradit me Gjermanine eshte trefishi i sasise se tregtise Gjermani – Itali. Nuk eshte ekzagjerim te thuhet se ekonomia Gjermane mund te do te shembej sot pa Europen Qendrore. Pa Europen Qendrore, pa kater vendet e Vishegradit, nuk ka ekonomi gjermane, nuk ka standarte te larta jetese. Nuk do te kishte standart me te larte te jeteses gjermane qe kemi ketu ne Europen Qendrore, dhe kjo eshte e vertete edhe me tej ne brendesi, ne Italine Veriore, dhe gjithnje e me shume e vertete per Francen. Kjo tregon se nese zgjerimi nuk do te ishte ndermarre nga paraardhesit e udheheqesve aktuale perendimore, ekonomia e Bashkimit Europian do te ishte me e dobet sot. Rritja, fuqia e madhe vjen nga Europa Qendrore. Te gjitha parashikimet tregojne se rajoni i Europes Qendrore do te shohe rritje shume me lart, shpesh dyfishin e ekonomive te Europes Qendrore per shume vite ne vazhdim. Ky eshte realiteti, Zonja dhe Zoterinj!

Midis 2021 dhe 2028, ne do te jetojme kohen e buxhetit te fundit qe ishte projektuar nen bilancin aktual ne fuqi. Ne 2028, shume vende te Vishegradit do te jene kontribues neto. Çeket tashme jane afer kesaj. Dhe ndersa shikoj zhvillimin e Polakeve, Sllovakeve dhe vendit tone, dhe shikoj stanjacionin ne Europen Qendrore, kjo sigurisht do te ndodhe deri ne gjysmen e dyte te dekades ose ne ne fund te dekades. Gjithashtu, do te ndryshoje ekuilibrin e fuqise politike brenda ne Bashkimin Europian. Ky eshte nje lajm i mire per ju. Pesha e ekonomise, ndikimi dhe fuqia politike e vendeve qe jane ne favor te zgjerimit, do te rriten ndjeshem. Une jam i bindur qe cfare ndodhi me ne, do te ndodhe dhe per ju nese anetaresoheni ne Bashkimin Europian. Me fjale te tjera, ju jo vetem do te keni mundesine te zhvilloni tregun, por do te ishit motori i ardhshem i madh ekonomik i Bashkimit Europian. Une e di se kur shikoni numrat tuaj dhe shikoni problemet qe keni ne shtepi, ajo qe them tingellon e pabesueshme, se ju do te ishit motori i ardhshem ekonomik i Bashkimit Europian. Por me besoni, ne u dukem kaq ne medyshje tek ata qe na e thane ne ne fillim te viteve 2000. Askush nuk besonte atehere se V4 do te ishte motori ekonomik i Bashkimit Europian pesembedhjete vjet me vone. Ky eshte realiteti sot. Ballkani eshte mundesia tjeter e madhe per Bashkimin Europian. Nese popujve te Ballkanit u jepet mundesia, atehere ashtu si vendet e Vishegradit, brenda pak vitesh ata do te kapin ritmin, ata do te forcojne ekonomite e tyre dhe do te kene rritje reale te madhe, rritje ekonomike, do te vije nga Ballkani ne Bashkimin Europian. Keshtu qe kur them qe BE ka nje interes me te madh ne anetaresimin e Ballkanit sesa popujt e Ballkanit ne vetvete, nuk po flas vetem per sigurine, por gjithashtu per interesat ekonomike te Perendimit. Nese ne nuk lidhim forcat dhe aspiratat e Ballkanit, deshiren e njerezve atje per te perparuar, forcen shtytese prapa gjithe zhvillimit ekponomik, nese nuk mund ta lidhim me ekonomine Europiane, po humbasim nje mundesi te madhe. Prandaj, ju nxis, qe te qendroni ne kembe per aspiratat tuaja per anetaresimin ne Bashkimin Europian me besimin dhe ndergjegjen me te madhe.

Eshte nje lajm i mire qe bashkepunimi i ekonomise hunagreze me vendet e Ballkanit eshte ne nje gjendje inkurajuese. Pas 2015, marredheniet hungareze me vendet e Ballkanit jane rritur ndjeshem. Marredheniet tregtare u zhvilluan ne menyre dinamike. Ne 2020, Investimet Kapitale Direkte Hungareze ne Ballkanin Perendimore u rriten me 16 perqind, shume me lart se shifrat e nje viti me pare, edhe pse po flasim per vitin e pandemise, dhe ngadale po arrin 2 miliarde euro. Volumi i tregtise se mallrave midis Hungarise dhe vendeve te Ballkanit eshte rritur me 10 deri 40 perqind ne gjysmen e pare te 2021 ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ne varesi te vendit.

Zonja dhe Zoterinj!

Ky eshte nje lajm i mire per ne, por jam i bindur qe edhe per ju. Kjo ndodh sepse menyra sesi Europianet Qendrore, V4 dhe Hungarezet mendojne per marredheniet ekoomike me ju eshte e ndryshme nga menyra se si mendojne Europianet Perendimore. Europianet Perendimore jane shume larg, keshtu qe ata me te vertete duan te shfrytezojne ekonomine e Ballkanit, te korrin potencialin e fitimit, te marrin punetoret tuaj inteligjente dhe te arsimuar mire. Kjo eshte e kuptueshme, qe ky eshte interesi i tyre, kjo eshte menyra se si i bejne gjerat. Europa Qendrore ofron me shume se kaq, sepse V4 e sheh Ballkanin jo thjesht si destinacon ekonomik, por me teper si nje mundesi e madhe per rritjen e Europes Qendrore. Ne nuk e dime saktesisht se çfare do te ndodhe ne vitet e ardhshme, por ne e dime se sa shume ekonomia e Europes Perendimore do te zhvillohet me ngadale sesa ekonomia e Europes Qendrore, dhe kjo eshte arsyeja pse eshte ne interesin tone te krijojme nje zone ekonomike te madhe te Europes Qendrore. Tani jemi kater prej nesh, qe eshte V4. Nese shikoni numrat, ju do te kuptoni pse po bashkepunojme me njeri-tjetrin. Eshte ne interesin tone te jemi ne gjendje te zgjerojme kete zone ekonomike te Europes Qendrore ne Jug.

Ballkani nuk eshte nje rajon per te perfituar nga europianet qendrore, por nje mundesi strategjike per te rritur sigurine tone dhe per te zgjeruar rajonin me dinamik ne rritje te Bashkimit Europian. Prandaj, ne ne nuk jemi te interesuar vetem per te perfituar, vetem sepse kjo eshte pika e cdo investimi ekonomik, ne jemi te intereuar te perfitojme ne nje menyre qe vendet e Ballkanit gjithashtu te mund te zhvillohen sa me shpejt qe te jete e mundur. Ne duam hekurudha. Ne duam rruge, ne duam ura, ne duam te lidhim sistemet tona te energjise. Ne duam qe keto vende jo vetem te mirepresin investitoret e huaj, por edhe te prodhojne, te bejne produkte konkurruese, dhe te vijne tek ne, tek vendet e V4, si investitore. Pra, ajo qe ofron Europa Qendore ne rajonin e Ballkanit eshte nje bashkepunim strategjik afatmesem dhe afatgjate. Le te ndertojme sebashku, V4 dhe vendet e Ballkanit, zona me e rendesishme ekonomike e te gjithe kontinentit Europian. Ne kemi shansin ta bejme kete. Dhe me besoni, do te vije momenti kur, si ne rastin e vendeve te V4, pasi ekonomia Europiane nuk mund te funksionoje pa ne, ashtu nuk do te jete ne gjendje te funksionoje pa vendet e Ballkanit. Qe kjo te ndodhe, ju duhet te anetaresoheni ne Bashkim, do te duhet te integroheni ne rajonin e Europes Qendore dhe do duhet ta beni veten te domosdoshem per ekonomite e Gjermanise, Italise dhe Frances. Kjo eshte nje mundesi reale. Nuk eshte puna ime te mendoj per mundesite per popujt e Ballkanit, kjo eshte pergjegjesia juaj, une jam duke menduar per mundesite per Hunagrezet, por jam i sigurte se ky eshte konteksti me i mire si per Hungarezet ashtu dhe per popujt e Ballkanit nese duan te planifikojne per dhjete deri ne pesembedhjete vjet per jeten e tyre, per te cilat mund te flasin si nje histori suksesi ne elektoratin e tyre.

Zonja dhe Zoterinj!

Rruga per ne Bashkimin Europian per popujt e Ballkanit te çon drejt Europes Qendrore. Do te doja ta rikonfirmoja, ndersa ju falenderoj per vemendjen tuaj, qe ju mund te mbeshteteni ne Hungarine dhe Europen Qendrore ne pergjithesi, por gjithashtu dhe vecanerisht ne lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian.

Ju uroj fat të gjitheve!